Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku tha se të gjitha autoritetet në Portin e Durrësit janë të përfshira në trafikun e kokainës në Evropë.
Ndërkohë Berisha tha se Porti ka qenë jashtë çdo kontrolli për një periudhë 6 mujore.
“Në Portin e Durrësit për 6 muaj rresht u la jashtë çdo kontrolli. Zbarkuan në Durrës tonelata të pafundme kokaine, ku shkuan ato? Drejt Evropës jo drejt Hënës.
Pasi u alarmua gjithë bota tani janë dyndur, por në port të gjithë autoritetet janë të përfshira në trafikun e kokainës.
Porti është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Evropë. Rama përpiqet ti mbulojë këto me sharje ordinere, me sulme e fjalor të një njeriu si ai.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak madhor i të gjitha këtyre është Rama dhe partia e tij, e PD do aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. PD do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullat e mafies ku jetojnë por ndaj bosëve të këtyre bandave në zyrat qeveritare.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post