Gjatë kësaj periudhe karantine ashtu si çdo çift, edhe Marina me Getin kanë patur debate, kështu tregoi moderatorja bukuroshe në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”. Marina u shpreh se ajo vetë nuk e ka patur problem karantinën pasi nuk është natyrë sociale, ndërsa për Getin ka qenë e vështirë.
“Unë dhe Geti jetojmë në Tiranë prej disa vitesh. Të them të drejtën unë si natyrë nuk jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim për mua pasi u vendos karantina. Për Getin ka qenë më e vështirë se ishte mësuar me koncerte çdo fundjavë dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Në këtë periudhë kemi patur edhe debate, por edhe dashurinë më të madhe, si çdo çift shqiptar”, tregoi Marina.
Moderatorja u shpreh se në fillim kjo periudhë pandemie bëri të kishte ankth e sidomos për familjarët e saj. Ndërsa tani falë këshillave të mjekëve është qetësuar.
“Kam patur frikë nga koronavirusi për shkak të familjarëve. Për momentin jam më e lehtësuar, por kur e mendoj që është një armik i padukshëm më futet ankthi dhe frika. Në fillim edhe kur merrja ajër, thoja u infektova. Kam dezinfektuar çdo gjë në shtëpi dhe makinën. U qetësova nga mjekët që thonë mjafton të vendosni maska, doreza dhe të mbani higjenën personale. Në punë punojmë me masat më të forta të sigurisë”, u shpreh Marina.
Marina tregoi se në karantinë është marrë me punët e shtëpisë, ka lexuar dhe ka kryer aktivitet fizik ndërsa Geti ka gatuar. “Gjatë kësaj kohe jam marrë me punët e shtëpisë, kam lexuar, kam shtuar aktivitetin fizik se nuk jam fare natyrë sportive. Geti gatuan, unë jam asistentja, laj-shpëlaj”.
Në fund Marina u shpreh se e ka marrë shumë malli për të ëmën dhe gjëja e parë që do bëjë pasi të largohet virusi është të takojë atë.
“Gjëja e parë që do bëjë sapo të largohet ky virus, do shkoj të takoj mamin, do ta puth fort se kam 2 muaj që thjesht i çoj ushqimet dhe nuk e takoj”, u shpreh Marina.
Diskutime rreth kësaj post