Sot dëgjuam njerëz që e meritojnë atë që u është besuar. Kështu u shpreh deputeti socialist Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ku sot raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re.
Majko deklaroi se raportuesit e sotëm në Kuvend janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit.
Ai kujtoi se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.
“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”
Përpos fjalëve të mira për punën e bërë deri më tani, deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.
Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.
Diskutime rreth kësaj post