Ish-zv.minsitri i qeverisë së Edi Ramës, Taulant Muka deklaron se ai nëse do të ishte në Tiranë do të dilte nesër në protestë.
Postimi i Taulant Mukës
Nese do isha ne Tirane, do vija patjeter ne proteste neser! Nuk do dilja per Saliun, Bashen apo Moniken! Jo jo, ata per mua jane politikanet me te korruptuar qe Shqiperia ka patur ndonjehere, se bashu me Edi Ramen dhe Rilindjen! Do dilja me pankarta: burg per 140 deputetet! Do dilja per ti thene kesaj qeverie qe ne Shqiptaret reagojme dhe nuk e duam me nje qeveri kakistokratesh! Do dilja per ti thene kesaj klase politike se nuk duam deputete qe veprojne me instiktin e kafsheve, por duam njerez te arsimuar, pergatitur, atdhedashes dhe qe na perfaqesojne! Do dilja ne proteste per te kerkuar siguri per rinine shqiptare dhe brezat e ardhshem, dhe per te mos i ndare me familjet shqiptare per shkak te genocidit qe kjo klase politike po ju ben Shqiptareve! Prandaj dil ne proteste, por mos harro te marresh pankarta me vete: burg per politikanet shqiptare!
Diskutime rreth kësaj post