Ish-zv. ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia ka publikuar disa rezultate të Covid-19 të cilat sipas tij kanë nxjerrë rezultate false. Spahia i referohet një rasti konkret duke theksuar se personi është testuar dy herë për shkak se kishte simptoma dhe kishte babanë e sëmurë, dhe të dy tamponët i kanë dalë negativ.
Por pas një muaji, pasi ka kryer testin serologjik ky person ka rezultuar se e ka kaluar Covid-19. Spahia thotë se ky është një problem shqetësues të cilin qeveria duhet ta sqarojë.
Postimi i plotë:
“Serish rezultate false per covid-19, qeveria hesht!
Nën heshtjen e papërgjegjshme të qeverisë (nëse do bënin dicka do e kishin shqyer ERTV-në me video), vijojnë të na vijnë denoncime që përforcojnë dyshimet mbi cilësinë e tamponëve e kiteve të testeve për të identifikuar praninë e Covid-19 aktual ose të kaluar.
Ky rast i ri i takon një personi që ishte tamponuar dy herë për shkak se paraqiste simptoma të qarta dhe kishte familjarë të ngushtë (babain) shtruar në spitalin infektiv Covid. Dy tamponët jepnin rezultat negativ.
Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e sic shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals!
Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë? Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve sjell mosbesimin e tyre tek kjo qeveri, dhe ndjesinë e abandonimit e lënies në mëshirë të fatit dhe kjo është serioze
Qeveria vazhdon të ketë si strategji të vetme propagandën edhe pse nuk ka përmbushur as premtime që janë jetike: dy spitalet Covid 3 dhe 4! Të premtuara nga kryeministri e ministja e shëndetësisë se do ishin gati për në mars njëherë e pastaj për qershorin, as nuk përmenden më. Kjo qeveri është kosto për shqiptarët në cdo ditë që kalon!
Kemi përpara një situatë të panjohur të sjelljes së virusit në muajt e ardhshëm dhe e vetmja gjë që bën ministrja e shëndetësisë, përvec PPP-ve e tenderave sekretë, është t’i marrë detyrën zëdhënësve e punonjësve të shëndetit publik për të përsëritur rregulla higjiene!!!”, – shkruan Spahia.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post