Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka sulmuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, i cila sipas saj, vijon të ushtrojë presione të reja ndaj bizneseve duke iu marrë taksa të reja mbi pronën.
Me një reagim në “Facebook” , Tabaku merr në analogji një biznes nga Elbasani, i cili rezulton të ketë paguar 5 mijë lekë më shumë se një vit më parë. Ajo pohon se Edi Rama i ka skllavëruar tashmë bizneset dhe vijon t’i përdorë si mjet për të paguar faturat e kripura të PPP-ve, që iu ka falur miqve me kontrata të dyshimta.
“Bizneset paguajnë më shumë taksa. Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.
Sipas të dhënave të QKR ky biznes është një sipërmarrje familjare e vogël. Ai futet në grupin e atyre bizneseve që kanë të punësuar 1 në 4 veta dhe që mban me bukë një familje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Elbasani është një nga qytetet më të varfëra në vend, ndërsa bizneset e vogla mbyllen për shkak të uljes së xhiros dhe rritjes së taksave.
Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit. Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova është i/e lutur të sjellë një foto të faturave ndër vite në inbox”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post