Pas EULEX-it, në Mitrovicën e Veriut ka mbërritur edhe Policia e Kosovës.Sipas mdieve kosovare ekipet e Policisë kanë rrethuar zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet për një bombë brenda kësaj zyre.
Më herët gjatë ditës së sotme, veri të Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime, që ka tensionuar edhe situatën atje.
Kujtojmë se serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre, lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.
“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhej në komunikatën e Policisë.
Diskutime rreth kësaj post