Prej disa ditësh në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje sizmike. Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të qytetit të Kavajës.
EMSC raporton paraprakisht se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.0, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 9 km në lindje të Kavajës dhe 23 km në jugperëndim të Tiranës.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 19:27, ndërsa vatra e tërmetit ka qenë 5 km në thellësi të tokës.
Diskutime rreth kësaj post