Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e tyre ishte dhe çifti Heidi-Romeo, teksa i ishin bashkuar banorëve të tjerë dhe kishin dalë prej suitës.
Mirëpo gjatë qëndrimit aty, Romeo është përplasur me Julin duke zhvilluar debate me tonë të lartë me njëri-tjetrin.
Juli shprehet se Romeo sillet si një viktimë, si një gjynahqar dhe shprehet se nuk ka nevojë të merret me viktimat e telenovelave siç është ai.
“Unë s’kam nevojë të merrem me viktimat e telenovelave siç je ti. Fillove telenovelën tjetër dhe fillove viktimizimin prap. Kjo ishte telenovela, ishte shfrytëzimi i situatës tënde. Shko bëj si gjynah atje edhe hec. Nuk ke faj ti, kanë këta që të vijnë mbrapa.”– është shprehur Juli.
Diskutime rreth kësaj post