Eshtë dita e 29-të e protestave në Astir dhe mesa duket banorët nuk kanë ndërmend të lëshojn ëpe. Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndërkohë që atyre i është bashkuar edhe Lulzim Basha.
“Unë do ta anuloja këtë tender korruptiv, do të hetoja dhe do të çoja para drejtësisë dhe në burg, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë të madhe korrupsioni. Këtu po tregohet sesi po shkelet kushtetuta, dhe sesi shteti ka rënë”, u shpreh Basha.
“Prokurorja Arta Marku është fshehur, është futur poshtë tavolinës dhe ka frikë të nxjerrë fytyrën për kallëzimin që kanë bërë qytetarët”, tha më tej Basha.
“Qeveria po sillet si bandë, Edi Rama po mendon si ta çojë deri në fund këtë vjedhje dhe jo si të ndihmojë banorët”, tha kreu i opozitës në një prononcim për mediat. /albeu
Diskutime rreth kësaj post