Ndarja parakohe nga jeta e Marko Bellos si pasojë e pandemisë i hidhëroi të gjithë ata që e njihnin. Në lidhje me karrierën e tij politike dhe lëvizjet e fundit foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Hard Talk’ kreu i PAA Agron Duka.
Dikur deputet dhe ministër i qeverive socialiste, Bello u largua nga kjo forcë pas lëvizjes për mendimin ndryshe në këtë parti. Vitet e fundit Bello ishte bërë pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste.
-Do doja nga ana juaj disa fjalë për Marko Bellon pasi e keni pasur pjesë të lidershipit në PAA.
-Marko ka qenë një politikan atipik, jo i zakonshëm sepse Marko ishte i zgjuar por kishte një mënyrë komunikimi të qeshur. Kurrë nuk kam dëgjuar nga goja e tij të shante dhe të fyente qoftë kundërshtarët e vetë politikë apo këdo që ai kishte pakënaqësi. Pavarësisht se mënyra si u sollën me të nuk ishte dinjitoze sepse Marko ka qenë i majtë dhe mua më vjen keq që nuk pati asnjë deklaratë edhe pasi ai iku nga kjo botë. Marko Bello ishte realisht i majtë. Kishte bindje të majta dhe duke qenë se u afrua te PAA dhe ne ishim në aleancë me PD, shpesh herë në dilnim në protesta para një viti dhe i thoja: “Marko duhet me dal sonte”, por ai nuk vinte. Mbaj mend një herë që kemi qenë në një fushatë elektorale në Ersekë ku ne nxorëm kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhje të parakohshme për pushtetin vendor. Atje ishte zonë shumë e majtë por gjithsesi ne u angazhuam dhe pasi e pa Rama që pati angazhim shumë të fortë të PAA, filloi duke sjellë gjithë qeverinë atje. Unë natyrisht ballafaqohesha me ta, debatoja, ndërsa Marko sa shihet Arta Daden ose ndonjë tjetër futej ne një kafe dhe i vinte zor t’i takonte. Një herë kur pa që unë e kasha me shumë pasion, por pa edhe angazhimin total të gjithë PS, nuk donte që unë të mërzitesha dhe më tha: Këtyre nuk ke çfarë i bën, por edhe po humbe mos u mërzit shumë”. Dhe ashtu ndodhi vërtet.
Diskutime rreth kësaj post