Cristiano Ronaldo bëri debutimin e tij të dytë me Manchester United dhe atë me plot stil të shtunën pasdite. 36-vjeçari, i cili u kthye te “Djajtë e Kuq” në ditët e fundit të afatit kalimtar veror pas 12 vitesh larg nga “Old Trafford”, frymëzoi Man Unitedin në fitoren 4-1 kundër Newcastle.
Ronaldo theu ngërçin në fund të pjesës së parë me një gol nga afërsia, para se Javier Manquillo të barazonte rezultatin për mysafirët.
Ronaldo riktheu avantazhin e Unitedit me një gol pas një ore lojë, ndërsa Bruno Fernandes dhe Jesse Lingard, hipotekuan tri pikët.
Ishte fillimi perfekt i aventurës së tij të dytë në Man Utd për Ronaldon, i cili u bashkua me Djajtë e Kuq me synimin për të fituar tituj.
Nëna e lojtarit, Dolores, nuk mund të humbiste kthimin në shtëpi të djalit të saj dhe një tifoz ishte ai që kapi reagimin e saj pas golit të parë të Cristianos.
Ndërkohë në stadium ishte edhe Sir Alex Ferguson, ku në fytyrën e tij shihej një buzëqeshje rrezatuese.
Dy njerëzit që bën më së shumti për karrierën e portugezit ishin aty, për të parë shkëlqimin e tij.
FOTO:
Dolores so happy for him 😍
She always loved Man Utd more than the other clubs bcz she know man united fans loved him the most.. pic.twitter.com/N2PEsb2BwL
— Cristiano Ronaldo News 7️⃣ (@CRonaldoNews) September 11, 2021
Cristiano Ronaldo scoring goals for Manchester United. Sir Alex Ferguson smiling to see his boy shining. What a day this is. pic.twitter.com/5vXWA3KNMw
— Devils of United 🔰 (@DevilsOfUnited) September 11, 2021
Diskutime rreth kësaj post