Me nismën e aksioni të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në tërë vijën bregdetarë të vendit, do të përfshihet edhe zona e Lezhës.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, konfirmoi se janë tetë objekte të cilat do të shemben si ndërtime pa leje në këtë bregdet, si dhe insistoi që nuk bëhet fjalë për shembje selektive, të cilat sipas tij, nuk kanë ndodhur në zonën e Lezhës
Deklarata e Ndreut:
“Është aksion që drejtohet nga IKMT, nuk drejtohet nga Bashkia, bashkia është vetëm pjesëmarrëse, dhe pas verifikimit në terren dhe gjatë këtyre ditëve do të punohet për ti shembur.Kjo është pyetje me thashetheme, nuk e di pse e bëni, nuk janë bërë asnjëherë shembje selektive, është bërë për të gjithë ata që kanë qenë në paligjshmëri. Nuk ka asnjë ndikim pozitiv, përveçse pozitiv, që përmirëson strukturën e plazhit dhe heq këto ndërtimet të bëra pa kriter, nga njerëz që nuk e kanë kuptuar se paligjshmëria nuk mund te jetë më në këmbë, dhe ne nuk mund të lejmë askënd të bëj si të dojë në bregdet”, tha ai për edicionin e lajmeve në MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post