Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të ketë dy drejtësi lidhur me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për ERT, Rama u shpreh se Beleri do të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar shqiptar.
Sipas kreut të qeverisë, nëse drejtësia nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë.
“Zotëria është një qytetar i Republikës së Shqipërisë, që duhet të jetë i barabartë përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, por njëkohësisht duhet të përgjigjet përpara ligjit si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk mund të ketë dy drejtësi, një drejtësi për qytetarët shqiptarë me kombësi shqiptare dhe një tjetër për qytetarët shqiptarë me kombësi greke. Ka vetëm një drejtësi dhe nëse kjo drejtësi nuk është e përsosur, nuk është e përsosur për të gjithë”, theksoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post