Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” rrëfeu se tërmeti i nëntorit të 2019-ës i la pas shenja pasi sot e kësaj dite e ka të vështirë të flejë vetëm pasi i kujtohet momenti kur tundeshin themelet e shtëpisë.
“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz“, – tha Kiara.
Por me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezes Kiara ka arritur ta kalojë këtë periudhë.
“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh.“, – u shpreh Kiara.
Diskutime rreth kësaj post