Pas takimit të tre liderëve në Shkup ku Rama, Vuçiç dhe Zaev diskutuan për mundësitë që rajoni të ecë përpara drejt së ardhmes, si e vetmja mënyrë që e shkuara të zgjidhet më lehtë. I menjëhershëm ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës, e quan mini-shengenin një nismë pa vizon për rajonin.
“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, – thuhet në përgjigje.
Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.
Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri Zoran Zaev, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.
Diskutime rreth kësaj post