Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të opozitës për të mos lejuar kolegët e tyre të hyjnë Brenda.
Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve.
“Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, pasi bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me sulme me shumë fyerje të pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të dikujt dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë“, tha Spiropali.
Garda e Republikës u përball me deputetët e opozitës, që pavarësisht se ishin të përjashtuar, tentuan të hynin me forcë në parlament, duke shtyrë gardistët.
Diskutime rreth kësaj post