Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë patur një diskutim dje me njëri-tjetrin, ku u duk se aktori i njohur u nervozua me partneren e tij.
Veshaj i kishte bërë një pyetje dhe sipas tij, Baci nuk i kishte kthyer përgjigje. Nga ana tjetër, Heidi shprehet se i ka kthyer përgjigje dhe i kërkon që të mos nervozohet dhe të mos flasë më zë të lartë.
Ndërkohë Romeo i përgjigjet se ‘nuk i rruhet nëse e dëgjojnë apo jo të tjerët’.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Mos u nervozo
Romeo: JO mo shpirt
Heidi: Nuk ta thashë me të injoruar
Romeo: Jo, nuk e mendoj atë
Heidi: Se të pashë se u fike
Romeo: Unë të bëj pyetje e të më kthehesh mua ashtu
Heidi: Po ta thashë 3 herë, nëse më pyet 3 herë them si ka mundësi, se ti je i vëmendshëm, nuk je si unë
Romeo: Të pyes, thjesht më kthe përgjigje kur të pyes
Heidi: Ule zërin, ule zërin
Romeo: Nuk më rruhet se me dëgjojnë këta, fare zero
Heidi: Mirë se fillojnë prapë dhe më dhemb koka. Unë jam rënduar
Romeo: Edhe mua më dhemb koka
Heidi: E po të fillojnë prapë…
Romeo: Po ta marrësh nga ana ime është logjikë tjetër, po nuk më rruhet po ta them prapë, edhe nëse dëgjojnë edhe nëse nuk dëgjojnë
Heidi: Nëse të dëgjojnë, fillon Françi prapë dhe unë mbaj dot
Romeo: E marr vesh. Në momentin që unë të pyes…
Heidi: Të kam kthyer përgjigje
Romeo: Ishte përciptas, unë të pyes për një gjë, për një person që mua këtu më ka ikur truri për atë, që vjen me banane në dorë, ça nuk kupton ti këtu.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post