Analisti Erl Murati ka komentuar situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon arrestimin për aferën ‘Partizani’.
Murati thotë se beson që Kuvendi do i hapë rrugë kërkesës së SPAK, ndërsa për ish-kryeministrin masa do të shtrëngohet në arrest shtëpie.
Sa i takon deputetëve mbështetës të Berishës, Murati thotë se nuk u bën përshtypje qëndrimi i tyre përsa kohë e quajnë SPAK organizatë kriminale. Sipas tij, opozita duhet të japë votat për heqjen e mandatit të Berishës.
“Çështja është në institucione, Berisha nuk pranonte të paraqitej, opozita duhet të jetë ajo që të nxitojë dhe për të heq çdo lloj imuniteti dhe t’i japë rrugë drejtësisë. Opozita e quan SPAK organizatë kriminale, nuk më bën përshtypje qëndrimi i mbështetësve të Berishës”, tha Murati.
Ai shprehet se deputetët dhe demokratët duhet ta ndajnë fatin e partisë nga fati i Berishës, duke theksuar se ish-kryeministri nuk është më e ardhmja e Partisë Demokratike.
Pres reflektim nga ata demokratë edhe brenda grupit të PD, që duhet të kenë kthjellimin politik që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e PD. S’po merrem me fajin individual se do e përcaktojë drejtësia, opozita duhet të marrë masat e veta, të reformohet. Nëse do të ringrihet dhe të ketë një shans për të marrë pushtetin 2025 duhet ta ndajë fatin e saj nga të Berishës. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë sigurisht që do jetë e gjatë.
Diskutime rreth kësaj post