Deklarata e djeshme e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë takimit me banorët e Astirit ka ngjallur shumë polemika në opinionin publik.
Teksa fliste për policen e dëmtuar Ina Nuka, Veliaj tha:
Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një gocë pa gishta?”
Ndër personazhet që ka reaguar është edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, njëherësh e bija e politikanit Koço Kokëdhima. Besa ka shkruar se është shokuar nga deklarata e Veliajt, të cilën e quan seksiste dhe ofenduese.
Reagimi i plotë i Besës, e cila jeton në Paris prej kohësh:
Po turp nuk ju vjen z.Veliaj?! Jam e shokuar nga kjo deklaratë seksiste, ofenduese dhe banale. Edhe nëse kaq dimension ka shpirti juaj, pozicioni nuk jua lejon të ofendoni kaq shume njerëz me një fjali! Policen ta merrni TA TRAJTONI, me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin a do gjejë burrë!
Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta do e pengokan të gjejë burrë, imagjinoni se ç’mendoni ju për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet! Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti e s’bën më! Turp!”
Diskutime rreth kësaj post