Të shtunën e kaluar, Arbana Osmani kurorëzoi në martesë dashurinë me regjisorin Eduart Grishajn, në një dasmë madhështore që u mbajt në Toskanë, Itali.
Çifti preferoi që ditën e tyre më të rëndësishme ta shijonte në privatësi, duke mos lejuar as të ftuarit të bëjnë foto apo video.
Madje as Arbana dhe Eduarti nuk postuan asgjë nga dita e tyre e madhe. Por dje, moderatorja e dashur për publikun ka vendosur që të postojë foton e parë pas dasmës.
Arbana ka fotografuar djalin e madh, Jonin dhe mbesën teksa janë ulur në një ambient që duket se i përket vendit ku u zhvilluar dasma.
Gjithashtu moderatorja ka ndarë me ndjekësit edhe një video, ku ajo shfaqet duke ecur në natyrë.
Ndërkohë fansat janë duke pritur me padurim që të shohin ndonjë foto dhe video nga dasma e tyre.
Diskutime rreth kësaj post