Pak orë para rezultatit që do të vendosë se kush mes demokratëve dhe republikanëve do të kontrollojë senatin., Donald Trump ka dalë me një deklaratë të fortë nga Georgia.
“Nuk mund të lejojmë që demokratët të vjedhin dhe senatin, pas përpjekjeve për të grabitur Shtëpinë e Bardhë. Demokratët nuk do ta marrin këtë Shtëpi të Bardhë, do t’i mundim.”, u shpreh Trump.
Kandidatja republikane ka bërë të ditur se në rast se do të fitojë do të kundërshtojë në senat certifikimin e fitores së Biden.
Kelli Loefkler, senatorja republikane e cila kërkon rikonfirmimin në senat për Georgian, u shpreh se amerikanët meritojnë një platformë në kongres, siç është e parashikuar në kushtetutë, për të ngritur probleme elektorale në mënyrë që të zgjidhen. Dhe për këtë arsye ajo këmbënguli se në 6 janar do të votojë për t’i lejuar presidentit Trump dhe amerikanëve që të dëgjohen.
Sulmi i drejtpërdrejtë i Trump ishte i qartë kur ai u shpreh se zgjedhjet kanë qenë të trukuara dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë humbur. Përballë mbështetësve të tij ai u shpreh se ky është një nga balotazhet më të rëndësishme të historisë dhe se e gjithë bota i ka sytë nga Georgia. Ai shtoi se shpresonte që Majk Pens t’i bashkohej skuadrës; duke iu referuar faktit se zv.presidenti do të drejtojë kongresin në procesin e certifikimit të votës së zgjedhësve të mëdhenj. Pens është shprehur se nuk dëshiron të ndihmojë Trump në fushatën e tij kundër Biden.
Balotazhi i Georgias është për Trump mënyra e vetme për të mbrojtur dhe për të shpëtuar Amerikën që të gjithë duan. Ai theksoi se nëse demokratët do të fitojnë këtu do të transformojnë vendin duke hapur dyert për emigrantët. Dhe më pas do i heqin sigurimet shëndetësore amerikanëve.
“Liria fetare do të zhduket, njësoj si amendamenti i dytë dhe policia. Dëmet do të jenë të përhershme dhe të pariparueshme,” vijoi Trump në atë që duket të jetë përpjekja e fundit për të përmbysur rezultatin elektoral.
Diskutime rreth kësaj post