Analisti Ilir Yeziri ka komentuar reagimet e Presidentit Ilir Meta në lidhje me aktualitetin politik. Yzeiri u shpreh se kjo që Meta po bën tani nuk është gjë e re. Ai tha se Meta nuk ka qenë President këto kohë, por ka drejtuar opozitën.
Komenti i Yezirit:
“Ilir Meta me të gjitha veprimet që ka bërë që ditën që u angazhua në fushatë kur ishte zgjedhur President i Republikës, por kishte ende kohë për të bërë betimin, për asnjë çast nuk ka qenë President i vendit tim. Ai ka qenë pjesë e opozitës dhe ka pasur një qëllim, urrejtje ndaj Edi Ramës. Nuk ka lënë gjë pa bërë dhe pa thënë, vetëm si e si që ta dëmtojë atë. Nuk la aleancë pa bërë, nuk la gjë pa marrë para. Kjo që po bën tani nuk është gjë e re. Ai po bën vetëm atë gjë që ia ka thënë një pjesë e madhe e opinionit publik, që nuk po sillesh si President, por si opozitar i dëshpëruar”, u shpreh Yzeiri.
Diskutime rreth kësaj post