Pas 102 ditësh kur nuk pati asnjë të infektuar, në Zelandën e Re janë konfirmuar 4 raste të reja brenda një familje. Ndaj shteti ka vendosur një izolim tre ditor për qyetin Auckland, aty ku sipas autoriteteve lokale, janë shfaqur shenja të transmetimit komunitar të Covid-19.
Për tre ditë, nga e mërkura të premten, neozelandezët nuk do të lejohen të grumbullohen dhe duhet të punojnë nga shtëpia nëse e kanë të mundur.
“E di që do të jetë shumë e vështirë të pranohet ky informacion”, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern, gjatë një konference për shtyp natën vonë. “Si ekip, e kemi përjetuar një herë këtë gjë”, u tha ajo neozelandezëve. “Ne e dimë që, nëse kemi një plan dhe i përmbahemi, mund të dalim nga situata të vështira dhe të panjohura”.
Familja ku u regjistruan rastet e reja nuk kishte udhëtuar jashtë vendit dhe burimi i infeksionit mbetet i panjohur. Një burrë në të 50-tat u tstua dje pasi shfaqi simptoma, pasi doli pozitiv, u testuan edhe 6 pjesëtarët e tjerë të familjes, tre prej të cilëve dolën pozitivë.
Të gjithë kontaktet e tyre të ngushta do të izolohen për 14 ditë, pavarësisht përgjigjes së tamponit. Një nga ekspertët zyrtar tha se pritet të zbulohen raste të reja me Covid, pasi nuk dihet burimi i infeksionit.
Diskutime rreth kësaj post