Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili tha në një intervistë për “Nova S” se deklaratat e Vulinit për “botën serbe” ishin të rrezikshme.
Abazoviç tha se “ne nuk kemi nevojë për botën serbe, por botën evropiane” dhe në kundërpërgjigje, Vulin përmend “Shqipërinë e Madhe”.
“Unë nuk e di se si “Shqipëria e Madhe” përshtatet në “botën evropiane”, dhe s’e di edhe nëse në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian Ballkani shihet si pjesë e BE-së, dhe veçanërisht nuk e di se si do të na duhen edhe shumë dekada për ta zbuluar”- tha Vulin.
Ai tha se Abazoviç duhet të mos e njihte shtetin e Kosovës, sepse “Serbia nuk kërkon asnjë centimetër të Malit të Zi”.
“Unë e di se kush betohet për pandryshueshmërinë e kufijve në Ballkan, ai së pari duhet ta njohë sovranitetin e Serbisë dhe të mos e njohë shtetin e rremë të Kosovës. Serbia nuk kërkon asnjë centimetër të Malit të Zi, kështu që Dritani nuk duhet ta marrë 13% të territorit të Serbisë.”– deklaroi Vulin.
“Kush nuk e ka problem “Shqipëria e Madhe”, e shqetëson “bota serbe”, theksoi ministri serb, i cili njihet edhe për gjuhën e tij fyese ndaj shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post