Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luiz Ejllin. Rasti i fundit është ai i ditës së sotme, ku teksa po pastronte dhomën e ndenjës, plot mllef Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.
“Të ka hypur vetja në qejf shumë o Luiz. Duhet të të ulet një çikë. Duhet të të ulen pendët. Se po fluturon shumë. Po nuk ke faj ti që po fluturon, po ta kanë shtruar rrugën që të fluturosh.Të kanë përkëdhelur shumë këtu,”-u shpreh tekstualisht Olta Gixhari.
Diskutime rreth kësaj post