Teksa ka folur për aferën e inceneratorëve, ish kryetarja e LSI, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, ka deklaruar se nëse do të thotë frazën se nuk ka çfarë t’i bëjë Edi Ramës, do të ishte më mirë t’i hipte gomones dhe të shkonte në Angli, ose përndryshe do të qëndrojë tek dera e SPAk për të denoncuar aferën.
“Nëse do them se nuk kam çfarë t’i bëj Edi Ramës, atëherë më mirë të iki të rri në shtëpi ose ti hypi dhe unë gomones e të iki në Angli siç ikin shqiptarët. Nuk kam zgjedhje tjetër, ose vetëm e fillikat, atje te dera e SPAK do të shkoj”, tha Monika Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post