Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të ishte larguar pas humbjes së dytë më 25 prill. Sipas Berishës, me Bashën në krye PD nuk vjen kurrë në pushtet.
Deklarata e Berishës:
“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore. Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama. Një vit e gjysmë para paralajmëroi kompaninë që të ktheheshin tek normalja po mos të ecte. Më pyetën pse dhe ia tregova për marrëveshjen me Ramën. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra. Patë spotin që futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. Ishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post