Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni sqaroi domethënien e një prej shprehjeve të kryeministrit “Nuk kam besim as tek vetja ime, jo më tek drejtuesit”.
Sipas deputetes, Rama nënkupton se ka standarde të larta dhe kërkon impenjim maksimal nga të gjithë.
“Nuk kam besim, nuk jam i kënaqur as nga vetja ime. Kjo është një shprehje që e kam dëgjuar edhe kur kam qenë ministre, edhe si deputete për faktin që ai gjithmonë ka standarde të larta, pritshmëri të larta, kërkesë llogarie dhe kërkon impenjim maksimal nga të gjithë”, sqaroi Gjermeni për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post