Vijon të jetë e rënduar situata në doganën e Kakavijës, ku me qindra persona prej tre ditësh në mes të vapës presin që të kalojnë në shtetin fqinj.
Ndaj kësaj situate ka reaguar deputeti i opozitës Myslim Murrizi, i cili është shprehur se kjo gjendje në Kakavijë është skandaloze.
“Kjo gjendje e tanishme ne Kakavij eshte nje SKANDAL ku qeveria tallet perbuz perçmon dhe denigron QYTETARET e saj. I bej thirrje mistrit te brendeshem Lleshaj, ministrit te diaspores Majko dhe kryeministrit Rama meqenese minister te jashtem kemi huazuar ne transferte nje birbo, qe te nderhyjne menjehere
Nuk ka turp me te madh se nje kaos i tille te krijuar nga neglizhenca ekstreme e qeverise. Shume denigruese per çdo Shqiptare por edhe shume e rrezikeshme per pandemine,” – shkruan Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post