Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur sërish për marrëdhënien e tij me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Në një intervistë për ‘Fjala’, Patozi u shpreh se me Topallin ka një marrëdhënie korrekte dhe miqësore, por mbi të gjitha sipas tij parimore.
“Marrëdhënia jonë është korrekte, miqësore por mbi të gjitha parimore. Që do të thotë nuk ka shumë rëndësi marrëdhënia ime personale me Jozefina Topallin sesa vlerat apo parimet që ne ndajmë së bashku dhe që ne na bashkojnë në një pikë. Dhe kjo pika është ndryshimi, dhe jo thjesht rrotacioni apo stanjacioni.
Në këtë kontekst do ishte luks i madh që të mos bashkëpunosh me Jozefina Topallin dhe me këdo tjetër aktor të ngjashëm për t’ia lënë vendin një alternative të besueshme dhe pse jo, për të bashkuar edhe fuqinë elektorale në funksion të Kodit. Kodi elektoral e favorizon koalicionin. Dhe forcat politike të shpërndara secila më vete sigurisht që i zvogëlojnë shanset njëra-tjetrës për të pasur një produkt pozitiv”, – tha Patozi.
Diskutime rreth kësaj post