Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë duket që nuk janë qetësuar akoma mes dy vendeve. Gazeta greke shkruan “Turqia e ka nisur përsëri anijen kërkimore Oruc Reis, gjoja për të kërkuar naftë dhe gaz, brenda shelfit kontinental grek, duke ngritur edhe një herë tensionet në Mesdheun lindor”.
Sipas Kathimerinit, stacioni i Antalias ka lëshuar një paralajmërim lundrimi (Navtex) me efekt nga data 12 deri në 22 tetor.
Anija do të kalojë shumë afër kompleksit ishullor më lindor të Greqisë, Kastellorizo, Ro dhe Stroggili. Turqia nuk e pranon që Kastellorizo, afër bregdetit jugor të Turqisë, ka një shelf kontinental të vetin.
Anija nuk do të hyjë në ujërat territoriale të Greqisë.
Navtex vë në pikëpyetje bisedimet e mundshme për eksplorimin në nivel ekspertësh midis Greqisë dhe Turqisë dhe bie dy ditë para vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Ankara që synon fillimin e këtyre bisedimeve.
Diskutime rreth kësaj post