Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari shprehet se në kushtet që Shqipëria ndodhet tani duhet një ndryshim. Ajo tha se nuk mund të ketë zgjedhje pa reformën zgjedhore.
“Opozita ndodhet në një pozicion të vështirë dhe të sikletshëm për shkak të një viti me aventura. Logjika të çon që po ka një marrëveshje. Do ishte në interesin e opozitës jashtëparlamentare ndryshimi i sistemit. Hapja e listave besoj se do forconte pozitën e disa partive jashtë sistemit. Opozita mbahet nga individët por nëse krijon disa individë të fortë mund të krijojë qeverinë e nesërme. Nuk më shqetësojnë zgjedhjet e parakohshme. Në kushtet që jemi duhet një lloj ndryshimi por duhet marrë koha e duhur. Hapi më i rëndësishëm është që të përmbyllim reformën zgjedhore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa reformën zgjedhore”, u shpreh ajo.
Ajo tha se rëndësia gjëja më e rëndësishme ngelet ndryshimi i sistemit zgjedhor.
“Nuk ka ngelur shumë kohë, 15 marsi është shumë afër. Do jetë datë e vështirë për tu kapur nëse do parashtrohen të gjitha temat. Më e rëndësishme ngelet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Afatet që janë dhënë në tryezë janë afate që do diskutohen ato tema. Në komisionin e reformës zgjedhore kemi pasur 2-3 propozime konkrete që do diskutohen dhe në këshillin politik. Roli im për të çuar këtë axhendë përpara. Unë do luftoj deri në fund që ky sistem të ndryshojë dhe të ketë një shtytje për qyt shqiptarë që të shkojnë të votojnë.
Nuk besoj se shqiptarët janë në nevojë të një qeveri teknike apo të një qeverie të përbashkët. Ne i kishim këto kushte në 2017 dhe më vonë PD nuk i pranoi ato zgjedhje. Sistemi aktual është i diktuar nga kryetarët e partive. Unë mendoj nëse do ketë një çlirim pozitiv të energjive, mendoj që Shqipërisë i duhet ndryshimi i sistemit, hapja e listave. Mos prisni që ambasada, BE apo kushdo të vijë dhe të thotë ndryshojeni sistemin. Duhet ta ndryshojmë ne”, deklaroi Hajdari në News24.
Diskutime rreth kësaj post