Disa kohe me pare u perhap me shpejtesi lajmi se moderatorja e njohur Bora Zemani ishte ndare nga bashkeshorti Vin Veli.
Por ku ka zë, nuk është pa gjë thotë populli. Ky lajm del serish neper portale dhe kete herë duket te jetë mëse i vërtetë.
Revista Who, bazuar tek dëshmitë e të afërmeve të çiftit, shkruan se çifti tashmë ka vendosur që t’i japin fund martesës, nga e cila kanë edhe një djalë.
Ndonëse moderatorja Zemani hodhi poshtë lajmin duke publikuar një foto familjare në rrjetet sociale, tashmë zërat për ndarje janë kthyer.
‘Nuk ka më dyshime, Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë. Lajmi konfirmohet nga të afërm të çiftit të njohur, të cilët kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë.’, shkruan revista Who.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me lajmin në fjalë, nëse çifti është ndarë apo jo. Por duhet të përmendim faktin se prej kohësh çifti nuk kanë publikuar foto me njëri-tjetrin, madje ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post