Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që Bledi Çuçi të largohet nga Ministria e Brendshme. Ky reagim vjen nga ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ka reaguar ashër pas ndalimit nga policia të anëtarëve të Aleancës për Teatrin.
Sipas tij, nëse ministri nuk e ka dhënë këtë urdhër duhet të distancohet dhe të shkarkojë menjëherë Ardi Veliun.
“Çuçi ose Veliu duhet te largohet menjehere!
Ministri Çuçi te largohet dhe te jape doreheqjen per aktin banditesk te ndalimit nga policia te Anetareve te Aleances per Teatrin.
Ne se ky Minister nuk e ka dhene nje urdher te tille dhe nuk ka dijeni per te duhet te distancohet dhe te shkarkoje menjehere Drejtorin e Pergjithshem te Policise dhe te gjithe te implikuarit ne ke te ceshtje.
Ne rast se e kane bere bashke atehere populli ka te drejte te kerkoje shkarkimin e te Çuçit dhe Veliut ne menyre te menjehershme”, – shkruan Petrit Vasili.
Diskutime rreth kësaj post