Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologen e tij italiane Georgia Meloni ka kritikuar shkrimet e mediave italiane.
Nga qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, Rama deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston.
“Po flas italisht, sepse sido të jetë këtu jemi në një territor italian. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që t’ju shoh të gjithëve shëndoshë e mirë, që sipas një gazete italiane që merret me të nesërmen, thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhet me trafikun e qenieve njerëzore.
E kemi marrë shumë seriozisht këtë shqetësim dhe meqë gazeta thoshte që dhe prokuroria po merret për zbulimin e këtyre krimeve, do të thotë që po merremi bashkë me prokurorinë dhe SPAK na siguroi që ky grup nuk ekziston as këtu dhe as në vende të tjera. Sigurisht që veprojnë grupe, por nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare që përdoret për të hedhur baltë“, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post