Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi është shprehur se 4200 firmat e anëtarëve demokrat që kërkojnë ngritjen e Kuvendit Kombëtar nuk janë të rregullta.
I ftuar në emisionin Open, Bardhi ka shpjeguar arsyet se përse firmat janë të papranueshme.
“Nuk është kjo procedura që duhej ndjekur. Në fillim vjen kërkesa në institucion. Kërkohet një e katërta e anëtarëve të partisë. Duhet të verifikohet nëse është plotësuar kriteri i një të katërtës së kuorumit, për të thirrur kuvendin kombëtar.
Kryesia e partisë shqyrton kërkesën dhe kjo është sipas rregullores që vetë Sali Berisha ka miratuar kur ishte kryetar i PD-së.
Pastaj kryesia e partisë cakton kohën, vendin dhe rendin e ditës. Shqyrtohet nëse ata që kanë firmosur janë anëtarë të partisë. I kërkohet informacion sekretarit të partisë dhe unë them nëse janë të gjithë anëtarë apo jo. Pastaj vendoset për kuvendin”.-tha ai.
Nga ana tjetër, për ish-kreun e demokratëve Sali Berisha “verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo Kuvendi bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm ai ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”, duke shtuar se cilido është i lirë që të shqyrtojë nga afër procesin e verifikimit të mandateve.
Diskutime rreth kësaj post