Dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ja ka faturuar mazhorancës, për të cilën tha se qëndron mbi kurriz të saj.
‘Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit. Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit.’- tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post