Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Rama, pasi ky i fundit u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me qytetin ku e vendosi PD në garë.
Gjekmarkaj reagon ashpër ndaj Ramës duke thënë se nuk ka mbajtur një grua më shumë se 4 vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet.
Statusi i plotë:
“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi në shtëpinë tonë Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bulist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar, rren kur është i mërzitur por sot tha një të vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyrë të arsimit te lartë, sa kemi mundur, me argumente e forcë sepse është një ligj totalitar, ideologjik që synon vendosjen e Universiteteve nën tutele partie që pedagogët i do për komisarë e punëtorë propagande! Do ja rrëzojnë në ditët e para të Qeverisë Basha, do e bëjmë siç duhet, bashkëkohore, me universitetet zë i pare, jo për t’ja dorëzuar Universitetet Partisë por Shqipërisë, studentve dhe pedagogve të saj, për ti ngritur ato ku i kërkon koha, në rang europian! Të paditurin e bezdisin, pedagogët, arrogantin e trazojnë krenarët e qëndrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerzit e lirë! Kjo e fundit do ti ndodhë Ashikut të të gjitha veseve më 25 Prill! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet jo më të mbajë pushtetin 12 vjet! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do të zërë nën vete siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut !”, ka shkruar Gjekmarkaj
Diskutime rreth kësaj post