Gjatë takimit në Lezhë kryeministri Edi Rama u shpreh se paga minimale në Shqipëri është rritur, por kjo nuk mjafton, tha ai,- duke shtuar se do të krijohen mundësi të reja dhe se në vijim do të rritet, pasi sipas kryeministrit është pjesë e planit të veprimit 2021-2025.
“Paga minimale 300 mijë lekë akoma është shumë pak në raport me nevojat e njerëzve që punojnë rregullisht. Unë nuk e shoh të rrezikshme për investimet, sepse kjo do të shkojë gradualisht me ndryshimi e qasjes së vetë sipërmarrësve në Shqipëri që duhet të orientohen më shumë për mënyrën se si investojnë.
Por nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por do ta rrisim më shumë dhe nuk e shoh si rrezik për ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Në mandatin e tretë ne duam ta rrisim më tutje, këtë do ta themi në planin tonë të veprimit të 2021-2025. Ne nuk po premtojmë për të fituar, nuk jemi në 2013, nuk jemi një parti që pas 8 vjetësh në një proces riorganizimi kthehet për të marrë detyrë.
Ne jemi në proces qeverisës dhe nuk mund të bëjmë një program elektoral tipik, por jemi në gjendje t’i themi njerëzve kush është plani ynë i veprimit dhe se çfarëdo të bëjmë”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post