Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj.
Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.
Po ashtu, moderatorja është në muajin e fundit të shtatzënisë pasi më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.
Ditën e sotme moderatorja ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram, ku shihet në plazh, teksa krahas saj ka shkruar “Mirëmëngjes!”
Mirëpo, ka një detaji të fshehtë në këtë foto që nuk u ka shpëtuar ndjekësve besnikë të moderatores, pasi si duket kjo qenka një foto e vjetër.
“Nuk është foto e vjetër kjo?@arbanao Nuk i shpëton gjë syrit të ndjekësve.” – ka shkruar një fanse e saj.
“Nuk ju shpëton gjë juve. S’mund të ishin ndryshe ndjekësit e mi” – ia ka kthyer Arbana.
Epo gjëra të tilla ndodhi. Sa herë ju ka ndodhur që të bëni foto në një vend për t’i postuar për një muaji në rrjetet sociale?
Pak ditë më parë ajo tha se së shpejti do të hapë një restorant dhe se ka në plan të bëhet edhe një blogere në YouTube.
Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë këtyre projekteve apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion, por mbetet për tu parë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post