Shtresat dhjamore në bark më së shumti frustrojnë dhe më së vështiri eliminohen, ndërkaq grumbullohen në çast. Mund t’i eliminoni ekskluzivisht me kombinimin e ushtrimeve trupore dhe ushqimit, madje me ushtrime për tërë trupin, e jo vetëm me ushtrime vetëm për barkun.
Eliminimi i dhjamit nga barku nuk është aspak i lehtë, posaçërisht për personat të cilët kanë trupin në formë molle. Studimet kanë treguar se mënyra më e mirë e heqjes së shtresave të dhjamit rreth barkut është me anë të kombinimit të një të ushqyeri të ekuilibruar dhe ushtrimeve specifike. Varësisht nga sasia e dhjamit në bark dhe bel, varet se a mund t’ju ndihmojë dieta e shpejtë.
Shembull i menysë së kësaj diete
diete Kafjalli: një filxhan “muesli” me qumësht.
Zamra: bademe të thara, arra, lajthi deri në 50 g.
Dreka: Për drekë mund të hani mish sa të doni edhe atë mish peshku, mish pule pa asht, mish viçi, qengji, kurse mishin e derrit është më mirë ta evitoni. Po ashtu, duhet të evitoni edhe produktet e mishit të përpunuar. Lejohet një copë buke integrale, apo të thekur. Mishin mund ta përgatisni si të doni, por evitoni fërgimin e përditshëm.
Zamra: një mollë, një dardhë, një pjeshkë, një grusht dredhëza, mjedra. Bananet evitojini.
Darka: supë e kthjellët me perime, pa brumë, sardele apo tun të cilëve ua kulloni vajin, një copë buke integrale. Mundet edhe supë perimesh, pa brumë, një gotë jogurt, një copë buke integrale.
Për shkak të ushtrimeve trupore dhe ushqimeve të njëllojshme, duhet të merrni edhe tableta të vitaminave dhe mineraleve.
Këshilla shtesë
– Kurrë mos darkoni të paktën tri orë para se të bini në gjumë.
– Mos hani ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese.
– Mos pini birra dhe pije të gazuara me sheqer.
– Mos hani bukë të bardhë. Heqja e dhjamit nga barku mund të mos shkojë aq shpejt, sa do të donit ju, por nëse ushtroni me rregull dhe i përmbaheni kësaj diete, atëherë rezultatet nuk do të mungojnë.
Diskutime rreth kësaj post