Pak kohë më parë, deputeti Belind Këlliçi, bëri një deklaratë që shkaktoi mjaft polemika dhe u konsiderua përçmuese ndaj qytetarëve të Tiranës, që nuk kanë lindur në këtë qytet.
Ai deklaroi se nuk është “i ardhur
në Tiranë”, kur u pyet nëse e ka mik Erion Veliajn.
Tashmë që ka hyrë në primaret e PD dhe kërkon të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës, Këlliçi është përpjekur të justifikojë deklaratën, por pa kërkuar falje dhe duke ua hedhur fajin mediave se e kanë nxjerrë nga konteksti.
Këlliçi deklaroi se po sulmohet nga “makineria e propagandës”, por shtoi se është “politikan i regjur” dhe e kupton rëndësinë e votave.
Blendi Fevziu: Deklarata juaj “nuk jam i ardhur në Tiranë”. Dua një sqarim për këtë?
Belind Këlliçi: “Që kur i kam hyrë kësaj gare, e di se me çfarë makinerie propagande, balte dhe mediatike po përballem, sepse e pranojnë të gjithë. Kam qenë i ftuar në një emision ku jam pyetur a jam shok me Veliajn. Sigurisht, në shpjegimin tim ku kam thënë, nuk kam as moshën e tij, as jam i njëjti brez, as kam shkuar në shkollë me të, as kam qenë afër me të, as kam qenë në rininë time as i ardhur, as në një qytet me të”.
Gazetari: Çfarë do të thotë i ardhur?
Belind Këlliçi: “Ai ka ardhur në Tiranë. Nuk kam qenë as në rininë time me të diku tjetër, që mund të më thuash ke qenë shok fëmijërie”.
Blendi Fevziu: Çështja e ardhjes është mendësi përçmuese.
Këlliçi: “Unë jam tashmë një politikan i regjur dhe e kam parasysh rëndësinë e peshës së votës dhe mos diferencimit të qytetarëve”.
Blendi Fevziu: Jo e votës por e të drejtës.
Belind Këlliçi: “Unë përfaqësoj 11,601 vota në qarkun e Tiranës, që pjesa dërrmuese nuk janë nga Tirana por janë të ardhur në Tiranë”.
Diskutime rreth kësaj post