Pasi Antonela braktisi takimin me Atdheun, ai e ndoqi nga pas megjithëse theksonte se nuk donte t’i jepte llogari. Ajo u shpreh se veprime të tilla me fshirjen e mesazheve i ka bërë edhe kur po shkonin për të bërë takim.
Debati:
Antonela: Nuk kishte emër, vetëm një zemër. Nuk jam unë këtu për tallje, ma hiqni këtë dritë ju lutem dhe më coni në shtëpi.
Atdheu: Hajde mos bëj kështu.
Antonela: A do ikim apo të thërras taksi?
Atdheu: Do ta lësh takimin këtu?
Antonela: Po.
Atdheu: Nuk jap llogari.
Antonela: Llogari do japësh përderisa vjen këtu në takim se nuk jam e pafytyrë si ti. Pse thua nuk të jap llogari? Përderisa je në takim me mua, do japësh.
Atdheu: Unë jam duke prit të haj.
Antonela: Atë të hash aty në pjatë meqë ishte kaq e rëndësishme. Jam lodhur në emision, njëri më ofendon, tjetri më nxjerr sikur bëj aktoren, këtij i vijnë mesazhe, nuk e di. Më zhgënjen se unë dal negative gjithmonë aty. Isha duke parë dhe puntatën, pjesën e Blerimit që më ka ofenduar dhe jam akoma e prekur për atë gjë. Këtu nuk pashë as emër, veç një zemër.Dhe në makinë kur erdhëm, vetëm i fshin mesazhet. Edhe në studio kur më ka ofenduar Blerimi nuk ka thënë asnjë fjalë. I kam dalë kundër të gjithë Shqipërisë për të dhe ma shpërblen kështu.
Diskutime rreth kësaj post