Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste. Peza ka deklaruar se kjo parti ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve në mënyrë transparente.
Sipas tij, procesi i PS ishte më mirë se në PD, ku disa kandidatë edhe pse nuk u përzgjodhën nga strukturat u futën sërish në lista.
Deklarata e Pezës:
“Unë mendoj se ‘Deputeti që duam’ ishte një nga elementët e procesit. PS vjen pas dy mandatesh dhe strategjia e përzgjedhjes është ndryshe. Ajo çfarë u pa ishte tre elementë: përzgjedhja ka kaluar përmes një procesi në qarqe. Kemi një sistem të ri elektoral. PD në 2009 e lexoi më mirë sistemin dhe i dha edhe një mandat të dytë. Në bazë të leximit të mirë, bëhen edhe listat, programet dhe strategjia. Ky ka qenë procesi. Të gjithë Shqipëria dhe mediat e dinë se çfarë është diskutuar në kryesi, ku unë jam pjesë. Të gjitha kanë qenë pjesë e një transparence maksimale me median. Kryeministri doli disa orë duke komunikuar me gazetarët”, tha Peza për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post