Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku u fokusua sërish në fluksin e turistëve italianë që po përjeton Shqipëria këtë vit.
Sigurisht “meme-ja” tashmë e famshme ku ai paralelizonte ikjen e shqiptarëve në vitin 1991 drejt Italisë me ardhjen sot të turistëve italianë në Shqipëri ishte pyetja e parë që iu bë në intervistën e tij për “Rai News 24”.
“Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post