Sa i përket seancës plenare që do të mbahet ditën e nesërme, deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, tha se PD do të përballet me qeverisjen.
“Nuk ishte bojkot. Është zero bojkot. PD do të përballet me qeverisjen dhe me opozitarizmin do të sigurojë që shqiptarët do të fillojnë të ndihen të mbrojtur. Nuk ka ulje në tryezë, diskutim, opozitarizëm dhe ka konstruktivizëm për çdo gjë që duhet përmirësuar”, tha Duma
Përsa i përket zërave që kërkojnë referendum, Duma tha se duhet të punohet për ribashkimin e PD-së në kohezion.
“Ne duhet të punojmë për bashkimin e PD-së në kohezion për një qartësim gradual që kjo është rruga që kjo parti duhet të ndërmarrë”, tha Duma.
Diskutime rreth kësaj post