Kejvina Kthjella ish-velina e Ermal Mamaqit është një nga personazhet më të komentuara në media për shkak të ngjarjeve të fundit. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”, Kejvina ka folur rreth jetës private. Ndërsa, është pyetur nëse ka ngacmime nga persona të famshëm, ajo ka zgjedhur të tregojë ato më “pikantët”.
Velina ka treguar se ka folur me Maluma-n, pasi ajo është vetë një fanse e madhe e tij.
“Më kanë shkruar shumë të famshëm por nuk i jam përgjigjur. Kam folur me Maluma-n. E dua muzikën e tij, e kam takuar. Më duket si engjëll, jep shumë energji pozitive. Është treguar i sjellshëm”, është shprehur Kejvina.
Ajo ka treguar se edhe këngëtarët J Balvin, Jason Derulo i kanë shkruar.
“Nuk ia lë seen, por thjesht nuk merrem.” – ka treguar Kejvina.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post