Rudina Hajdari, ka treguar se cila ka qenë gjëja e parë që ka bërë pasi ka humbur zgjedhjet me 25 prill. Hajdari tha se pranë saj kishte shumë njerëz të lodhur në ato momente dhe ata prisnin që ajo të shpërthente, por ka ndodhur totalisht e kundërta.
Hajdari tha se gjëja e parë që i erdhi në mend ishte të shkonte e të flinte gjumë dhe se kur të zgjohej, do të shikonte çfarë do të bënte.
Deklarata e Hajdarit:
“Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha t’i mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nesërmen do shihja se ç’do bëja,”- tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post