Në fundjavë, Gazeta Panorama ka publikuar një foto të Albana Osmanit, e cila dukej disi larg imazhit të kuruar me të cilin jemi mësuar ta shohim çdo ditë. E veshur sportive dhe me kapele në kokë, Albana ishte në një ditë të zakonshme teksa ecte në rrugët e Tiranës.
Kjo foto, që në vetvete nuk dukej sikur kishte ndonjë tendencë, duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq moderatores e cila është shkëputur nga projektet televizive.
“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Epo ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës. Dhe më pëlqen të mos ‘shes’ veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm, në treg, që ua plotësojnë faqet dhe kilikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua t’i falenderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjitha!” - ka shkruar moderatorja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post